Flash News

KRYESORE

Tentoi të qëllonte me këpucë Ramën, del nga burgu protestuesi

Tentoi të qëllonte me këpucë Ramën, del nga burgu

Sot, Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ilias Sketirajn, personin që tentoi të qëllonte me këpucë kryeministrin  Edi Rama para spitalit të Traumës, pasi ky i fundit kishte shkuar për të vizituar policen e plagosur Ina Nuka.

Gjykata vendosur masën e sigurisë  “detyrim paraqitje”, duke anuluar kështu masën shtrënguese “arrest me burg”.

Ilias Sketiraj u arrestua pasi tentoi të godiste Ramën me këpucë dhe për të vendos dënimi me 30 ditë burg, që u la në fuqi edhe nga Apeli, ndërsa sot doli nga burgu.

Të fundit