Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Tentoi të trafikonte armë drejt Shqipërisë, arrestohet në flagrancë shtetasi kosovar
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kanë ndaluar një shtetas kosovar më iniciale H.M, 44-vjeç pasi gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip "Glock", 25 fishekë.
Policia vijon zbatimin e planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe vënie para përgjegjësisë ligjore të autorëve,
Ndëkohë që vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këto llojë trafiqesh të paligjshme.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare godet një rast të trafikimit të armëve të zjarrit.
Tenton të trafikojë armë zjarri nga Kosova për Shqipëri, arrestohet në flagrancë nga Policia Kufitare në Morinë 44 vjeçari kosovar.
Sekuestrohen 3 armë zjarri Pistoletë, tip "Glock" si dhe 25 fishekë luftarakë.
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe vënie para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar;
-H.M, 44 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Ky shtetas u paraqit në sportelin në hyrje të P.P.K.Morinë, i cili udhëtonte me mjetin e tij tip “Seat”, dhe u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip "Glock", 25 fishekë.
Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar.
Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.