Flash News

KRYESORE

Tentoi të vriste më armë zjarri të dashurin e bashkëshortes, policia arreston 30 vjeçarin

Tentoi të vriste më armë zjarri të dashurin e

Policia e Kukësit njofton se ka arrestuar shtetasin, Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi Dorian Idrizaj ka shkuar në banesën e shtetasit K.K, në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A, ( bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj), dhe pas një konfikti verbal mes të dyve, shtetasi Dorian Idrizaj për motive xhelozie ka kanosur dhe tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K”, njofton policia.

Nga të shtënat në ajër nuk ka asnjë person të lënduar ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.

Të fundit