Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tentojnë të kalojnë kufirin me pasaporta të falsifikuara, 5 të arrestuar në Rinas
Policia Kutare vijon punën për të përballuar uksin e hyrje – daljeve të udhëtarëve që qarkullojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Njëkohësisht puna është përqënduar edhe në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vëmendje e veçantë edhe në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të atyre personave që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së. Në një njoftim të sajin, policia thotë se gjatë muajit Gusht kanë kanë hyrë në Shqipëri 27345 shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj. Kanë dalë 20332 shqiptarë, si dhe 26886 të huaj.
Gjatë këtyre ditëve, nga shërbimet e Policisë Kutare Rinas janë arrestuar 5 persona, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Falsikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”. Janë kapur 6 persona të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe. Në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të personave që kanë për qëllim kalimin e kurit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë: – 39 persona të refuzuar bazuar në masat shtesë të përcaktuara në urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhër i dalë në llim të muajit Gusht. Në njoftim, Policia Kutare e Rinasit thotë se është e angazhuar maksimalisht për t’u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë atyre që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit, si dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë.