Flash News

KRYESORE

Tenton të rrëmbejë me forcë një vajzë nga Elbasani, arrestohet 27-vjeçari

Tenton të rrëmbejë me forcë një vajzë nga

Një vajzë e re është tentuar të merret me forcë nga një djalë në Elbasan, por fatmirësisht ka mundur të shpëtojë. Gjithçka ka ndodhur natën mes të premtes dhe së shtunës, më konkretisht rreth orës 00:20, në lagjen “Visarion Xhuvani”.

27-vjeçari K.T., banues në Elbasan, dyshohet se në mjetin tip “Touareg” ka marrë me forcë 20-vjeçaren A.T., banuese në Elbasan. Por e reja në sajë të rezistencës së bërë ka dalë nga mjeti me forcë dhe ka kërkuar ndihmën e patrullës së policisë, e cila ndodhej disa metra më tutje. Në këto kushte 27-vjeçari ka shtuar shpejtësinë e mjetit duke mos iu bindur patrullës.

Aktualisht po punohet për kapjen e tij. Noa.al mëson se mes dy të rinjve ka pasur një lidhje dashurie, e cila kishte përfunduar pak kohë më parë. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një debati mes tyre, pasi i riu nuk pranonte fundin e lidhjes dhe ka tentuar të marrë 20-vjeçaren për ta bindur. Gjithsesi për shkak se çështja është ende nën hetim, nuk bëhen me dije detaje të tjera.

 

Të fundit