Flash News

KRYESORE

Tenton të vjedhë karburantin e makinave të TAP, në pranga roja

Tenton të vjedhë karburantin e makinave të TAP, në pranga

Ishte punësuar të ruante makineritë e gazsjellësit TAP, por arrestohet duke vjedhur naftë. Roja i një shoqërie Private të Sigurisë Fizike dhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij u vunë në pranga nga policia, pasi u kapën duke vjedhur një sasi nafte në automjetet e gazsjellësit "TAP".

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë vunë në pranga shtetasit Arben Fama, 38 vjeç, (me detyrë roje në një Shoqëri Private të Sigurisë Fizike) si edhe Denis Nurin, 27 vjeç, banues në fshatin Voskop.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 7 në fshatin Polenë Fama, në bashkëpunim me Nurin, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin një sasi karburanti, në mjetet e parkuara të gazsjellësit “TAP”.

Njoftimi i policisë: Goditet një tjetër rast i vjedhjes së karburantit, në mjetet e gazsjellësit “TAP”. Roja i një shoqërie Private të Sigurisë Fizike dhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij, kapen në tentativë për të vjedhur një sasi nafte, në këto mjete. Arrestohen në flagrancë nga Policia.

Të fundit