Flash News

KRYESORE

Tenton të vrasë me armë gjahu fqinjin, arrestohet 40-vjeçari

Tenton të vrasë me armë gjahu fqinjin, arrestohet

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, ku një shtetas ka përdorur një armë gjahu me të cilën ka qëlluar në drejtim të automjeti, duke tentuar të vrasë një person.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bushat të Vaut të Dejës, ku gjatë një konflikti njëri nga personat e përfshirë, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit me të cilin po largohej shtetasi tjetër.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Zefjan Çunit, 40 vjeç, banues në fshatin Bushat. Atij ju gjet dhe sekuestrua arma e gjahut e përdorur.

Të fundit