Flash News

KRYESORE

Tenton t’i marrë me forcë fëmijën gruas, arrestohet 29-vjeçari

Tenton t’i marrë me forcë fëmijën gruas, arrestohet

Një 29-vjeçar a rënë në parngat e policisë pasi akuzohet se ka tentuar t’i marrë me forcë djalin bashkëshortes.

Burime të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Dhimitër Xhollo banues në Sarandë.

Policia ka bërë të mundur arrestimit e 29-vjeçarit pasi ky i fundit dyshohet se ka shkuar në një lokal pranë vendit të quajtur “Ura e Kranesë” ku gjendej bashkëshortja e tij me fëmijën e tyre dhe ka tentuar t`i marrë me forcë djalin, në një kohë kur ky i fundit është i paisur në Urdhër Mbrojtjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” parashikuar nga neni 321 i Kodit Penal.

Të fundit