Flash News

KRYESORE

Tentuan të kalojnë kufirin me karta fallso, arrestohen 4 të rinj në Rinas

Tentuan të kalojnë kufirin me karta fallso, arrestohen 4 të rinj

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë në aeroportin e Rinasit, në 12 orët e fundit. Ndalimi i tyre është bërë pasi u kapën me karta identiteti të falsikuara. Burime zyrtare sqarojnë se në pranga ka përfunduar Edmond Z. 29 – vjeç banues në Tiranë, pasi iu gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsikuar. Beqir GJ., 18 – vjeç banues në Tiranë, pasi iu gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsikuar. Xhemil C., 20 – vjeç, banues në Durrës, pasi iu gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsikuar. Si dhe Redon Ç., 30 – vjeç, banues në Lushnjë, të cilit gjithashtu iu gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsikuar.

 

Të fundit