Flash News

KRYESORE

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false, arrestohen tre shtetas në Morinë

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false, arrestohen tre shtetas

Janë arrestuar ditën e djeshme dy persona të cilët kanë tentuar ë kalojnë pikën kufitare në Morinë përmes dokumenteve të falsifikuara, dhe një person i tretë i cili tentoi të ndihmonte këta shtetas  të kalonin kufirin.

Policia kufitare njofton se ka vënë në pranga shtetasin Blerim Kasemi 37 vjeç, banues në Durrës, B.O 15 vjeç, dhe Rasim Koloshi, 22 vjeç të dy banues në Kukës.

Arrestimi i shtetasve Blerim Kasemi dhe B.O është bërë pasi kanë tentuar të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës,ndërsa arresimi i Rasim Koloshit është bërë pasi ka tentuar të ndihmojë shtetasit e sipërpërmendur.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që mbi 37 dhe 15 vjeçarin rëndon akuza e “Falsifikim të letërnjoftimeve” dhe 22 vjeçari akuzohet për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Të fundit