Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Tentuan të vidhnin kabullin e ndriçimit të autostradës Tiranë-Durrës, kapen autorët
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se është disa persona kanë tentuar të vjedhin kabullin e linjës së ndriçimit të rrugës Tiranë-Durrës.
Gjtihashtu njoftohet se është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorëve dhe për këtë do të dënohen sipas ligjit në fuqi.
Njoftimi i ARRSH:
Në autostradën Tiranë – Durrës, nga Rrethrrotullimi Shqiponja km 0+000 deri në km 0+820 u raportua nga ana e kontraktorit për mirëmbajtjen e këtij aksi, tentativa për vjedhje të kabllit të linjës së ndriçimit në një gjatësi prej 820 m.
Disa persona kishin gërmuar dhe thyer betonet duke dëmtuar në shumë vende kabllin e ndriçimit në këtë gjatësi të rrugës dhe duke marrë një sasi.
Falë punës së Policisë së Tiranës dhe bashkëpunimit, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve, të cilët gjatë paradites së djeshme vodhën kabullin e energjisë elektrike për shtyllat e ndriçimit dhe për këtë do të dënohen sipas ligjit në fuqi.
Kujdes, askush nuk ka të drejtë të cenoje, apo vjedhë pronën publike! Çdo shtetas që kryen vepra të tilla do të penalizohet me forcën e ligjit!