Flash News

KRYESORE

“Tepsia” e administratës Rama: Edhe PS e infektuar

“Tepsia” e administratës Rama: Edhe PS e infektuar

I ftuar në emisionin Dritare, Rama ka pranuar se PS është e prekur nga kjo “sëmundje” siç e quan kryeministri, por sipas tij, problemi nuk është selia rozë por partitë e vogla.

“Unë flas për timonin si post drejtues, si busull, flas për timonin si instrumenti që garanton drejtësinë dhe shpejtësinë e një rruge.... edhe PS është e infektuar nga ky sistem afatgjatë në vend, por burimi i gjithë kësaj të keqeje vjen nga partitë e vogla, që shantazhojnë partië e mëdha me numrat.”-tha Rama.

Pjesë nga Intervista:

Pse ke nevojë ti thuash ju lutem ma jep votën?

Rama: Ne kemi hedhur disa themele por nuk e kemi shtëpinë e shtetit akoma. Kemi filluar ti kurojmë plagët por ka shumë për të shëruar. Ti hyjmë një reforme, që është operacioni i rëndë brenda sistemit kanceroz të administratës shtetërore. Për këtë ne kemi nevojë që të jetë një forcë e pandalshme, e pashkatërrueshme nga ndërhyrja e partive të tjera. Kjo nuk është cështje LSI-e apoi LRI-e, por një cështje sistemi.

Më vjen zorr kur i dëgjoj aletatët tanë që i janë vërsdulur ikave tona më të rëndësishme, që edhe pse nuk kanë bërë ndonjë gjë, i kanë votuar këto reforma.

Administrata do jetë vetëm e juaja?

Rama: Jo, e kundërta, unë them që tepsinë duhet ta cojmë për skrap. Kemi filluar një proces në nivelin e lartë të administratës. E gjithë pjesa tjetër, hipoteka, patenta, porte, etj, nuk ka një mekanizëm që garanton konkurencë e meritë në rekrutimin e njerëzve. Njërëzit duhet të jenë në gjëndje që ti shërbejnë vendit të tyre, kur i kanë kushtet për ti shërbyer, dhe jo ti përplaset dera në fytyrë...

Unë e di dhe prap po të them, edhe nesër nëse unë do të jem kryeministri i një shumice të detyruar në koalicion nga numrat, ky operacion nuk do të jetë i mundur të bëhet.

Unë flas për timonin si post drejtues, si busull, flas për timonin si instrumenti që garanton drejtësinë dhe shpejtësinë e një rruge.... edhe PS është e infektuar nga ky sistem afatgjatë në vend, por burimi i gjithë kësaj të keqeje vjen nga partitë e vogla, që shantazhojnë partië e mëdha me numrat.

 

Të fundit