Flash News

KRYESORE

Ter Stegen i habit të gjithë: Nuk i njoh kundërshtarët e mi!

Ter Stegen i habit të gjithë: Nuk i njoh kundërshtarët e mi!

Futbolli nuk është më i rëndësishmi në këto momente dhe diçka të tillë e pranon dhe portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen. Ai ka shkuar më tej me rrëfimin e tij, pasi tregon se nuk sheh futboll dhe nuk njeh kundërshtarët e tij.

"Nuk shikoj ndeshje. E bëj vetëm kur luhet ndonjë përballje shumë e madhe, ose kur luan ndonjë miku im. Ndonjëherë kur më pyesin për kundërshtarët nuk kam se çfarë të përgjigjem.

"Shoh shumë pak kundërshtarët dhe më pas i shikoj dhe në fushë kur i kam përballë. Futbolli nuk është përparësi në këto kohë që jetojmë, pasi më i rëndësishëm është shëndeti", - tha Ter Stegen.

Të fundit