Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Niveli i stresit tek njerëzit sa vjen e rritet dhe sot ai është ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve, e në veçanti kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit.
Në New York po trajtohet një kurë e re për eliminimin e stresit në një mënyrë krejt të pazakontë. Quhen Punching Bag, ose thasë boksi publikë, që i kanë pozicionuar në shtyllat e dritave apo semaforëve. Kjo është ideja e një studioje design në metropolin amerikan, e cila po korr sukses të jashtëzakonshëm dhe duket se do të shtrihet si nismë edhe në qytetet e tjera amerikane.
Thasët janë shumë të dallueshme në rrugët e qytetit, me ngjyrë të verdhë dhe mesazhe të ndryshme të shkruara mbi to, si “një vend i shëndetshëm për çlirimin nga frustrimet” etj. Ideatorët e projektit shprehen se këta thasë janë një mjet i shëndetshëm për të shkarkuar stresin e problemet personale apo kolektive në një kontekst publik.