Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Milivoje Mihajlloviç
Është momenti i fundit për lëvizje konkrete me synim afrimin e serbëve dhe shqiptarëve. Pushteti në Beograd dhe në Prishtinë i frikësohet këtyre lëvizjeve, sepse për ta ka më shumë rëndësi rejtingu sesa fakti sesi jetojnë qytetarët e tyre. Nuk mund të pritet nga ata që të bëjnë lëvizje kurajoze, dhe gjithashtu ata nuk kanë kapacitete për vendime afatgjatë dhe vizionare. Motoja e tyre është që të mbajnë „një konflikt me intensitet të ulët“, të futin në grindje popujt, dhe të bashkëpunojnë për interesat e tyre vetjake. Kjo është receta ballkanike për suksese afatshkurtër për politikanët dhe e tragjedisë afatgjatë për qytetarët.
Serbët dhe shqiptarët i kanë bërë shumë të këqija njëri tjetrit. Përherë jemi përpjekur të nisemi drejt së ardhmes, duke parë vetëm në retrovizor. Kemi kërkuar shumë herë zgjidhje, duke mos dëshiruar t’i gjejmë, dhe fajin tonë i’a kami hedhur përherë „palës tjetër“.
Përherë lexojmë të njëjtin leksion dhe kurrsesi nuk po mësojmë. Për shekuj të tërë popujt tanë jetojnë krah njëri tjetrit ose njëri së bashku me tjetrin. Ky është fati jonë. Historia e marrëdhënieve serbo-shqiptare është vërtetë një listë manifestimesh të dyanshme të dhunës dhe hakmarrjes. Dallimet etnike, fetare, kulturore kanë qenë përherë më të rëndësishme sesa ngjashmëritë që na ka sjellë jeta afër e përbashkët. Para dy dhjetëvjeçarësh më pati çuditur një koleg gazetar francez me fjalët: „Ju dhe shqiptarët jeni të njëjtë prandaj edhe urreheni kaq shumë“.
Urrejtja është bumerang moral, është shkatërrimtare si për atë që urren ashtu edhe për atë që është objekt i kësaj urrejtje. Zakonisht urrejtja „ndërmjetëson“ mes ngjashmërive, të cilën psikologët herë herë e quajnë „mallkimi i dallimeve të vogla“. Urrejtja është kob. Njerëzit, dhe për më tepër popujt, nuk mund ta themelojnë identitetin e tyre në urrejtjen ndaj të tjerëve, sepse kjo nuk është rruga e të fituarit të identitetit, por e humbjes së tij. Popujt ballkanikë janë „të lidhur nga urrejtja“. Nëpërmjet saj kanë „mbrojtur të vërtetat“, janë përpjekur ta tregojnë vetveten „më të mirë“ sesa të tjerët dhe në këtë aksion kanë humbur një energji të madhe kombëtare.
Urrejtja është sëmundje dhe në psikiatri, krahas metodave të tjera, mjekohet edhe me terapinë e ndryshimit të sjelljes. Pra, ka ardhur koha të mendojmë për një terapi.
Për shembull, Beogradi mund të ndërmarrë një iniciativë serioze ballkanike, qëllimi i së cilës do të ishte tu kërkohej institucioneve europiane liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës. Liria e lëvizjes është çështje civilizimi sepse është e qartë se qytetarët e Kosovës (pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare) jetojnë në geto. Besoj se edhe vendet e tjera të rajonit do ta pranonin këtë iniciativë, por do të ishte me shumë vlerë që ta ndërmerrte Beogradi. E dimë natyrisht se ka të atillë „koka të nxehta“, nga kjo anë dhe nga ana teposhtë lumit Ibër, që këtë inciativë do ta prisnin „me këmbët e para“. E di sa ka edhe të tillë të luajtur mendsh që do t’i gëzoheshin liberalizimit të vizave për Kosovën, sepse kjo për ata do të thoshte se të gjithë shqiptarët do të shkojnë për të banuar në Perëndim, dhe „Kosova do na mbetet neve“. Edhe në estabilishmentin politik kosovar ka shumë të tillë që kjo ide nuk u pëlqen. Shumica e ministrave dhe deputetëve kosovarë kanë pasaporta të Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë, Kroacisë madje edhe të disa vendeve të BE-së madje edhe të Serbisë... dhe për këtë ata nuk ia kanë nevojën liberalizimit të vizave. Di edhe se ka të tilla „qendra të rëndësishme europiane“ që nuk u bie ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë sepse përfitojnë nga ky konflikti jonë fatkeq. Por, jam i sigurtë se ky do të ishte një hap serioz në zbatim të „terapisë për ndryshimin e sjelljes“.
Ky proces „,mjekimi“ nga urrejtja do të ishte fatndjellës për tërë Ballkanin. Terapia e vërtetë do të ishte vendosja e rendit, e vlerave civilizuese... „Mjekët“, në vend të bisedave boshe, këshillave që më shumë të çorientojnë, spineve të motivuara nga kotësia, do të mund të merreshin me korrupsionin dhe kriminalitetin e organizuar që është „investitori“ më i madh në destabilizimin e rajonit. „Ilaçi“ nga Europa do të ishte, që në vend të premtimeve boshe mbi të ardhmen europiane të rajonit, Brukesli (me mandatin ekzistues të ndërmjetësve ndërkombëtarë ose protektorëve) të vëzhgojë bashkëpunimin serioz të forcave të sigurisë së Beogradit dhe Prishtinës. Lufta efikase kundër kriminalitetit rajonal do të eleminonte të gjithë padrejtësitë në marrëdhëniet serbo-shqiptare. Si fillim forcat ndërkombëtare do të duhej të prisnin këtë rrugën e famshme ballkanike të heroinës. Natyrisht, nëse atyre ua lejon një gjë të tillë mafia ndërkombëtare e cila kontrollon këto kanale kontrabande. Jam i sigurtë se kjo do të zgjidhte problemet e mëdha në rajon. Në çdo rast, kjo gjithsesi do të ishte e dobishme për qytetarët, dhe do të përmirësonte ndjeshëm sigurinë dhe forconte stabilitetin.
Besoj se ky do të ishte fillimi i rrugës së pajtimit.
Nuk besoj se problemet mund të zgjidhen me plane „të mëdha“ dhe misterioze të cilët edhe vetë autorët i fshehin nga vetvetja dhe nga publiku. Këto janë plane për të qëndruar në pushtet, dhe jo për zgjidhjen e problemeve në interes të qytetarëve dhe së ardhmes. Farsa dhe komedia rreth planeve të fshehta „mbi ndarjen, ndërkufizimin, korrektimin e kufijve“ u mbyll në mënyrë ironike (nëse vërtetë është mbyllur) po ashtu siç edhe filloi- me mashtrim.
Javën e kaluar u publikua regjistrimi i bisedës telefonike të kryeministrit maqedonas me dy komikët rusë që u paraqitën në mënyrë të gënjeshtërt si shtetarë. Qëllimi i tyre ishte (siç e kanë bërë disa herë) ishte të përqeshin politikanët, të bëjnë një parodi me komunikimin nëpërmjet të ashtuquajturve telefonë të kuq. Dhe, ndoshta edhe pa dashje, zbuluan planin e famshëm.
Megjithëse Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, për një kohë të gjatë (me të drejtë) ka qenë i rezervuar kur vinte puna për zgjidhjen e problemit rreth Kosovës, këtë herë, pa dashje, „e informoi“ publikun mbi atë „që e dinë të gjithë, por që askush nuk dëshiron ta thotë“. Reaksionet e aktorëve, përfshirë edhe ndjesën e kryeministrit maqedonas, dëshmojnë se jetojmë në tragjikomedi. Makineritë e fuqishme mediatike ia nisën punës për të bindur qytetarët për të pranuar një plan të cilin askush nuk e kishte parë. Kjo është gjithashtu njëfarë diagnoze e kohëve „të sëmura“ në të cilat janë barë të padobishme jetët e shumë brezave. Dhe, nëse nuk zbatohet një terapi urgjente, rajoni ka për t'u mbytur në urrejtje dhe në mjegullën e korrupionit dhe kriminalitetit.
*Milivoje Mihajlloviç ka lindur në vitin 1958 në Prishtinë. Ka informuar mbi ngjarjet në Kosovë nga gazeta „Jedinstvo“, Tanjugu, RTV Beograd, BBC, APTN, Agjensia Franc Press, CBS-në. Ka qenë kryeredaktor i Radio-Prishtinës, themelues i Media –Center, redaktor i programit informativ i YU-info TV, aktualisht është drejtor i radio Beogradit.
**Botuar në portallin KoSev. Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38