Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zef Zefi
Tao u ngjit me ngut tek studioja e zoografisjes. Pik-tori at'botë dukej shumë i zënë. Priti. Pritje torturë kjo me celularin "smart" në dorë të fiksuar tek fb i shefit. Po hape në ta mban. Ta nxjerr noçkën me gjithë gojë mbas qafe. Jane tri mundësi që ky bëhet i tmerrshëm, i kishte thënë kumbaresha e Kulturës; dy mundësi të parashikueshme dhe një e paparashikueshme; E para kur është në sahatin e vizatimit, e dyta po i fole përsipër. Kurse e paparashikueshmja nuk po i kujtohej.
Heshtja bëhej e llahtarshme kur Tao mendonte urgjencën që kishte shkaktuar tërbimin e tij për të cilën kishte ardhur, ndërsa aty s'pipëtinte asgjë, përveç frymëmarrjes së rëndë të piktorit i thithur i gjithi nga puna në telajo. Gjasat ishin për një humor jo të keq. Mbi telajon që shihte nga Tao, ishte kryqëzuar me gozhdë, një format i një shkrese së cilës mezidukej koka e saj; "REPUBLIKA E SHQIPËRISË, pastaj KUSHTETU...pjesa tjetër nuk lexohej, sepse mbi të kishte hipur një zvarranik në trajtë zhapiu. Dhe po ta shtrembëroje lukthin pak anash, për të kërkuar ndonjë nen a kënd shikimi më të volitshëm, zhapiu fryhej si djall mu aty në duart e shkathëta të mjeshtrit. Dukej qartë që shtaza aty ishte vendosur për ti ngrënë mëlçinë asaj që quhej kushtetutë.
Punë modernistësh, arsyetoi me vete Tao, ndersa nuk po i kujtohej dot si e kishte emrin ai i mitit grek Ptolemeu apo Prometeu. Sa për kryqëzimin e atij Muhametit të kaurrëve, i kujtohej. Mbi tavolinën në krah të telajos, dergjeshin fletë të tjera të ngjashme. Ato kishin dhenë shpirt, ishin hequr nga kryqëzimi dhe secila prej tyre kishte insektin e vet me përmasa përbindëshi përsipër; larva me turinj rinoceronti, rriqna me barqe transparente, tartabiqe me atlete, brumbuj kafkianë me mbathje të kuqe gejsh, çimka me perizoma, akrepë me syze, merimanga me paruke, flutura në trajtë lakuriqësh, miza me çitjane, karkalecë me jelek. Gjithë ajo faunë parazite, mbasi kishin thithur limfën e fjalëve dhe kumteve shkresore, prisnin si të balasamosura afishimin e radhës. Ndoshta kur të vinte baba Erdogani, Aleksi i sorrës, sepse halla Merkel, mesa i kujtohej Taos, kishte përsëritur disa herë fjalën "nein..., nein...!"
Taos menjëherë si në dejavu, i mbërriti në kapoçe dita e Enverit. Lufta heroike që bëhej atëherë nga nxënësit për arrestimin dhe djegien e armiqve të pronës socialiste. Bëhej fjalë për morrin e patates. Morrat e rritur dorëzoheshin pa ndonjë rezistencë, kur e shihnin veten të rrethuar. Këta zbrisnin nga gjethja me një të shtyrë, drejt e në kaushin e letrës. Por larvat ishin djalli vetë. Jo vetëm që hanin me babëzi klorofilin e gjetheve socialiste, por kur kërkoje t’i arrestoje në kaushin e letrës ato nuk shqiteshin derisa të squlleshin në dorë, duke lëshuar një erë eskrementesh zeher. Larvat edhe brenda kaushit, ishin zevzeke të tmerrshme, gjenin vrima të dilnin, ndaj duhej vrapuar shpejt te zjarri për të bërë ekzekutimin e tyre, bashkë me flamujt amerikanë. Kishte raste që ndonjë pionier i Enverit në mos e çonin në urgjencë për shock alergjik, shkonte në shtëpi me buzë të enjtura e sy të skuqur.
Taos se pse iu dha të kruhej. Dhe kroma e zuri mes dy shpatullave sa mezi e mbërriti me gishtin e mesit, gjë që nuk ishte shenjë e mirë. Kjo lëvizje piktorin e bëri ta kthente kryet. Më në fund, tha me vete Tao, dhe nervozizmi filloi t’i ngjitej si thnegla drejt qafës. Më pikasi. Konkordanca i solli ndërmend Pikason e famshëm dhe nxitoi ta komplimentonte: -Je Pikaso shef. -Këtu je ti mo? -Këtu shoku Piçk'tor. -P... e sat'ëme! Taos i shkoi mjekra majtas, kurse balli anoi në të kundërt. -Nuk e thashë me të sharë shef. Anglisht, e thashë. Ay mësuesi Ahmet' i financave na e ka mësuar. Piktori qeshi hundërisht. Kjo për Taon do të thoshte se diçka të mençur e kishte thënë, ndaj ishte rasti ta nxirrte arrën nga goja.
Megjithatë pik'tori si përherë një hap përpara të gjithëve, kot s'është lider ky, foli i pari; - me Lul e ke, apo? -Me Lul, me Lul, shoku P..., për pak e tha prap atë fjalën e mësues Ahmetit, sa iu mpi buza sikur të kishte futur në gojë ndonjë thanë të papjekur Librazhdi. -Ka nxjerrë veting për politikanët ky mo...! Ndërkohë Pik'tori sikur ta kish pickuar dinozauri, u zbyth rrëmbyeshëm mbi karrigen rrotoshe mbi treqind mijë euroshe në drejtim të njerit prej sirtarëve të skrivanisë së majtë. Tepeleku i Taos sas' plasi si tenxhere me presion nga vlimi i tmerrit. Po jo fati e deshi që nuk e kishte me të. Orari i "vizës". Shefi po merrte vizë. Ndërsa vrima e hundës si guvë piratësh përpinte "vizë" kolumbiane, i erdhi ndërmend ajo që kishte harruar një nga rrezikshmëritë... e kumbareshës. Duheshin pritur teshtimat. 1,2,3,4... Kishte mbetur dhe e pesta. Duhej teshtima e pestë. Pa të, rrëzikshmëria e shefit mbetej potenciale. "Nuk duhej guxuar pa të pestën," i kishte thënë ajo.
-Endrju ka shënuar gjë atje te fb?- pyeti me rrokje pik'tori ndërsa teshtima e pestë po ia nxirrte kokordhokët vendit -Po shef, ka shënuar se jemi dakord me Lulin që t’u bëhet veting politikanëve. Kjo më ka sjellë këtu te ky ferr, deshi të thoshte, po kujt ia mban- madje Endrju ka vendosur dhe një surrat nga ata që përdorni ju, për momente inagurimesh dhe bukurmëngjesesh. -Ça ka me u tremb këtu, shoku Tao. -Na pi e zeza, shef të gjithëve përjashtuar Juve. Na çon për rotamim të gjithëve bashkë me Rrok-Rosh-Nokët. Ka pasoja të rënda shef për ne socialistët, madje dhe për gjithë socializmin botëror. -Nuk ta kam ngenë...tani... Në mes u fut një teshtimë shkundulluese, bërtitëse, fishkëllyese, tripla.
Shefi me pëllëmbët e lagura në vend të faculetës e vazhdoi ligjërimin gjithë elegancë. -Tao ik, lëre ketë muhabet, mos e vrit mendjen pai zotin. -Shef po... Piktorit kishte filluar t'i ndriste balli mbas teshtimës kumbariste. -Dëgjo ...re', Luli e ka me politikanët, mjafton që ti të dalesh në konferencë për shtyp e tu deklarosh rrogëtarëve tanë të cilët i paguajmë mirë fort, se Tao nuk është politikan, dhe s'ka veting të të zërë. Fute dhe Lulin aty. Këtë diversion e hanë të gjithë. Ok? Midisja nga ironia te sarkazma e shefit, ia mblodhi si me sustë supet Taos. Po nuk do të tundej pa e thënë atë për të cilën kishte sakrifikuar nderin sikur brirët t’i dalin, tha me vete: - Dëgjo shef, Endrju është i çmendur, ose sabotator. Do na dalë njëlloj si me "drunë e shtrembër" e dini shef, sa na kushtoi kjo proçkë te Meri për ta mbyllur? Ai mbetet peshqesh i Saliut, edhe sikur një dhëmb t'i mbetet në gojë. Partisë po i kushton pika gjaku për ta mbajtur në anën tonë. Dhe nuk është se jemi mirë me financat. Më në fund e kishte thënë atë për çfarë kishte ardhur. U mbush me frymë. Hodhi sytë për të fundit herë nga insekti-dinozaur që trashej me mëlçinë e kushtetutës së kryqëzuar aty në telajon e pik'torit dhe iku tëposhtë shkallëve me rrapëllimë, ku e priste njëra prej Tayotave.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38