Flash News

KRYESORE

Tërheq vëmendjen Melania Trump, në Ohio me një fustan 1.8 mijë USD

Kur është fjala për t’u dukur, Melania Trump nuk e merr parasysh çmimin. Ajo bën gjithmonë zgjedhje perfekte që e bëjnë të duket mrekullisht bukur dhe tepër femërore. E tillë ka qenë dhe veshja e Zonjës së Parë ditën e djeshme, ku në një vizitë më bashkëshortin e saj Presidentin Donald Trump në Ohio, kishte zgjedhur një fustan magjepsës.

Melania ua ka besuar veshjet Dolce & Gabbana, Michael Kors dhe Dior në të kaluarën, por këtë herë ajo i besoi një stilisteje, Monique Lhuillier, dhe siç mund të pritej, komentet ishin shumë pozitive. Fustani rozë me lule të qëndisura, që i rrinte pas trupit, ishte zgjedhja e duhur që Lhuillier kishte bërë për Melania-n,  i cili ka kushtuar jo pak, por plot 1,795 dollarë.

Të fundit