Flash News

KRYESORE

Tërheqja e mazhorancës për votimin e kodit, Ngjela 'përplaset' me analistin: Mbaje gojën

Tërheqja e mazhorancës për votimin e kodit, Ngjela

Teksa po diskutonin rreth vendimit të maxhorancës për të shtyrë seancën për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, analisti Ergys Mërtiri dhe avokati spartak Ngjela janë përfshirë në një debat.

Të ftuar në emisionin “Open”, Mërtiri dhe Ngjela kanë ndarë opinione të ndryshme, teksa ky i fundit i ka kërkuar analistët të "mbajë gojën".

Kujtojmë se maxhoranca bëri sot një hap pas, duke shtyrë seancën e 1 tetorit, që ishte deklaruar afati i fundit, ku do të votoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pjesë nga debati:

Mërtiri: z.Ngjela ka hall të tregojë që është i ditur

Ngjela: Mbaje gojën

Mërtiri: Mbaje ti

Ngjela: O zotëri unë kam tjetër arsyetim, ti tjetër. Mbaje atë. Boll tani

Mërtiri: Nuk do më tregosh ti mua di apo nuk di

Ngjela: Po sikur të them që di shumë fitoj gjë (qesh)

Mërtiri: Shih, ‘hahata’, eksitimi jot…

Të fundit