Flash News

KRYESORE

Tërheqja e paralajmëruar, Skënder Bruçaj ‘kokë turku’ e marrëveshjes Rama - Erdogan

Tërheqja e paralajmëruar, Skënder Bruçaj ‘kokë

Nesër do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, megjithatë situata duket e jo dhe aq e paqtë. Tërheqja nga gara në orët e pasditës të kreut aktual, Skënder Bruçaj, ka ngritur dyshime se zgjedhja e pasardhësit të tij po diktohet nga Turqia në bashkërendim më politikën në Tiranë.

Në fund të muajit Mars të vitit të kaluar, ne media u përhap gjërësisht një informacion që theksonte se Erdogan do bojkotonte ceremoninë e në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë [financin i shtetit turk] nëse Bruçaj do ishte ende në krye të KMSH-së.

“Shefi i shtetit turk mësohet se u ka paraqitur një kërkesë, në formë kushti, autoriteteve shqiptare. Burime diplomatike bënë të ditur se presidenti Erdogan dhe qeveria turke e shohin me pakënaqësi drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar nga Skënder Bruçaj, duke e cilësuar klerikun e njohur si pranë fondacionit “Gylen”, u raportua në media asokohe.

Afati i përfundimit të punimeve të xhamisë pranë parlamentit janë shtyrë disa herë, megjithatë parashikohet të përfundojnë në Qershor të këtij viti.

Tani, në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar janë Islam Hoxha, kryetar i këshillit të përgjithshëm të KMSH, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës. Janë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar.

Të fundit