Flash News
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërheqja e votimit për ‘anti-shpifjen’, Pollo: Zbythja e Ramës me çetën e deputetëve rilindistë është e përkohshme
Pas tërheqjes së mazhorancës nga votimi i paketës ‘antishpifje’, ka reaguar ish-ministri Genc Pollo.
Pollo e quan vendimin fitore të arritur nga qëndrimi opozitar, komuniteti i gazetarëve dhe organizatave botërore për lirinë e fjalës.
Në një postim në Facebook, Pollo ka falënderuar të gjithë faktorët ndërkombëtarë që kundërshtuan sipas tij kryeministrin Edi Rama, duke ironizuar maxhorancën për të cilën thotë se “zbythja e Ramës dhe e çetës së deputetëve rilindistë është e përkohshme”.
“Ligjet antifjalë u tërhoqën nga votimi por zbythja e Ramës dhe e çetës së deputetëve rilindistë është e përkohshme. Ligjet në të ardhmen duhet të garantojnë vetërregulllimin, transparencen e pronësisë etj., siç edhe rekomandon Këshilli i Europës. Por me këtë Kuvend kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Kjo duhet të ndodhë e do të ndodhë me ndryshimin e mazhorancës. Gjithësesi një fitore u arrit në sajë të qendrimit opozitar, komunitetit të gazetarëve, organizatave botërore për lirinë e shtypit. Falenderim edhe për zyrtarët ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan për të kundërshtuar Ramën e të tijat ligjet antifjalë përfshi edhe miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian si David Lega”, shkruan Pollo.