Tërheqja për Reformën Zgjedhore, Balla: Gjiknuri, eksperti më i mirë në Shqipëri

Kreu i Grupit Parlamentar  i PS, Taulant Balla ka komentuar qëndrimin e Damian Gjiknurit për t’u tërhequr nga komisioni për Reformën Zgjedhore, një ditë pasi kreu i PD, Lulzim Basha tha se “për sa kohë që kryetar i kësaj reforme është Damian Gjiknuri  nuk mund të ketë bashkëpunim”.

I pyetur se deri në ç’pikë është e gatshme mazhoranca të bëjë lëshime për të ulur në një tryezë gjithëpërfshirëse PD për Reformën Zgjedhore, Balla e cilësoi Gjiknurin si ekspertin më të mirë për reformat shumëvjeçarë zgjedhore në Shqipëri.

“Unë nuk jam dakord që PD vendos kushte për palën tjetër. Gjiknuri është eksperti më i mirë për reformat shumëvjeçarë zgjedhore në Shqipëri, që nga viti 2007-2008 e në vijim.

Nuk dua të hyj në debat pa kuptim, asnjëra palë nuk mund të zgjedhë palën tjetër. Mirë do ishte të njihnin deputetë e tyre që kanë kuvend, të dalë nga listat e tyre.

Megjithatë, askush nuk mund të paragjykohet nëse nuk ka qoftë edhe një vendim gjykate që të provojë fajësinë e tij. Në këtë vend që çdo ditë njëra palë nxjerr arsye të kota për t’ju shmangur përgjegjësitë, jo pa qëllim PS ka treguar vijimësi të dakordësisë kur kemi pranuar kërkesën e deputetëve”, u shpreh Balla jashtë kuvendit në një prononcim për mediat.

Balla tha se ftesa e djeshme nga Rama ishte e sinqertë dhe ka për synim bashkëpunimin me opozitën për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kushti i Bashës apo “çunat problematikë”, akuzat që ‘sakrifikuan’ Damian Gjiknurin në krye të Komisionit për Reformën Zgjedhore

Kushti i Bashës për Reformën Zgjedhore, tërhiqet Gjiknuri: I gatshëm të rishikoj pozicionin tim