Flash News

KRYESORE

Tërhiqet Ardit Çela, Braimllari bëhet deputet në dy legjislatura

Ardit Çela ka vendosur të tërhiqet nga mandati i deputetit, të cilin e fitoi pak ditë më parë pas dorëheqjes së Ilir Metës. Mandati i Metës duhet t’i kalonte Ylli Manjanit, si pasuesi i tij në listën e Tiranës në zgjedhjet e 2013-ës, por ish-ministri refuzoi. I katërti në listë ishte Çela, por edhe ky refuzuar mandatin e deputetit, duke preferuar të qëndrojë këshilltar bashkiak i LSI.

Tashmë radha i vjen Endrit Braimllarit, i cili është zgjedhur deputet në zgjedhjet e 25 qershorit 2017-të. Braimllari do të mbajë mandatin e lënë nga Meta deri në muajn shtator kur të formohet legjislatura e re. Kjo do të thotë se ai do të jetë, edhe pse për pak kohë, deputet në dy legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë, 2013-2017 dhe 2017-2021.

Të fundit