Flash News

KRYESORE

Tërhiqet federata, rikthen ndeshjet e futbollit pas premtimeve të Ramës

Tërhiqet federata, rikthen ndeshjet e futbollit pas premtimeve të

FSHF-ja ka njoftuar gjashtë klubet që t’u rikthehen përgatitjeve pasi policia do të marrë përsipër mbarevajtjen e ndeshjeve.  Gjithçka do të nis nga nesër me dy sfida për “Kupën e Republikës”, ku Partizani  do të luajë me Luftëtarin dhe Teuta do të presë Kukësin. Ndërsa të mërkurën do të luhet Tirana-Laçi.

Kamza meqë është skualifikuar nga gara, Skënderbeu që ishte kundërshtari i saj për këtë kompeticion kalon matematikisht në fazën tjetër.

“Të martën (nesër) zhvillohen ndeshjet e Kupës së Republikës. Sapo përfunduam tryezën e bisedimeve, u tha që ne si FSHF dhe policia jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për ta rifilluar futbollin. Gjuhën e bashkëpunimit besoj se do ta gjejmë pasditen e kësaj të hëne, për të pasur aktivitet nesër”, deklaroi Duka në ‘Top Talk’ në Top Channel.

Në takimin e sotëm mes qeverisë dhe federates dhe klubeve të futbollit, kryeministri Rama premtoi rikthimin e policisë në stadiume dhe disa lehtësira fiskale per ekipet shqiptare.

Në fundjave do zhvillohet ndeshjet e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe gjithë niveleve të tjera të fubollit shqiptar. Kampionati u ndërpre pasi arbitrat bojkotuan kampionatin pas dhunës ndaj kolegut të tyre, Eldorjan Hamiti në ndeshjen Kamza – Laçi.

Të fundit