Flash News

KRYESORE

Tërhiqet Greqia, Kotzias: Do t’ua kthejmë pronat shqiptarëve

Greqia do të rikthejë pronat që u përkasin pronarëve shqiptarë përpara luftës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias në një intervistë për një media greke.

Ai ka deklaruar se ky vendim nuk ka asnjë ngjashmëri me pronat e çamëve.

Kotzias sqaroi se pasuritë që do të kthehen parashikohen nga ligji i luftës, pra do të rikthehen pasi të mbaronte lufta civile

“Çështja e çamëve është diçka tjetër. Pasuritë që u konfiskuan për shkak të bashkëpunimit me armikun, domethënë me nazizmin gjerman dhe fashizmin italian, nga grupi i liderëve çamë kryesisht në Thesproti. Nëse ata i pretendojnë, atëherë t’i drejtohen gjykatave. Pra, le të mos i ngatërrojmë këto dy çështje të ndryshme”, u shpreh ministri grek. Politiko.al

Të fundit