Flash News

KRYESORE

Tërhiqet nga muzika anëtari i “Threedots”: Faleminderit që kërcyem bashkë

Tërhiqet nga muzika anëtari  i “Threedots”: Faleminderit

Ai është një prej Dj-ve më të njohur shqiptar, pjesë e grupit “Threedots”, bashkë me Flori Mumajesin, Brunon dhe Klajdi Harunin. Mirëpo Dj Vicky, ka vendosur të tërhiqet nga karriera e muzikës.

Ai ka publikuar një fotografi të tij shoqëruar me fjalët “Faleminderit që kërcyem bashkë”. Jo vetëm kaq por Vik Kraja, ka bërë edhe një postim sqarues, lidhur me arsyen e këtij vendimi:

“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë. ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. Lodhur nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube qe bëjnë pazare tregu çam ose medreseje, shkruan NOA.

Artistë me ego të madhe dhe zotësi të vogël. DJ me ëndrra të mëdha sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha te bëhesha DJ. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur të jetë djegur gjella një herë e përgjithmonë. Deri atëherë kismet shihemi”.

Të fundit