Flash News

KRYESORE

Tërhiqet një tjetër kandidat i PD-së në Shkodër

Tërhiqet një tjetër kandidat i PD-së në Shkodër

Sapo ka lajmëruar përmes një statusi në rrjetin social Facebook tërheqjen nga lista një prej kandidatëve të PD-së për qarkun Shkodër.

Helidon Bushati ka shkruar se ndihet i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha e bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që i është ngarkuar.

Nisur nga këto rrethana ai ndien detyrimin të largohet , për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

Statusi i plotë:

Të dashur miq

Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.

Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim.

FITORE!

Të fundit