Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tërhiqet PS: Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë bashkë; kundërshton Murrizi
Është mbledhur këtë paradite Komisioni i Ligjeve për të diskutuar mbi kodin zgjedhor.
Relatorja nga mazhoranca për ndryshimet kushtetuese, Klotilda Ferhati ka bërë me dije se maxhoranca propozon që të gjithë ndryshimet e kërkuara nga opozita e re, të saktësohen në Kodin Zgjedhor duke shtuar se listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore bien ndesh me njëra-tjetrën si kërkesa.
Sipas saj nëse ato ndërthuren me njëra tjetrën atëherë në zgjedhje do të ketë lista të pafundme prandaj të dyja janë të pamundura.
Për tre qëllimet e të nismëtarëve nga opozita parlamentare për ndryshimet kushtetuese, dy prej të parave për ndryshim sistemi në Lista të Hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore qëndrojnë për ndryshime në Kushtetutë.
Qëllimi i tretë, ai i pragut kombëtar 2% sipas Ferhatit do të zgjidhet në formulimet e Kodit Zgjedhor dhe jo në Kushtetutë.
“Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë dot bashkë. Në Kushtetutë nuk kemi pse shkruajmë që ndalohen koalicionet. Kjo vetëkuptohet, kur themi që kandidatët i propozon vetëm partia dhe zgjedhësit. Në Kushtetutë ruajmë vetëm parimet, në Kodin Zgjedhor saktësojmë detajet. Nivelin se sa do të jetë % e pragut kombëtar do të lëmë ta saktësojmë në Kodin Zgjedhor”, tha Ferhati.
Edhe Alket Hyseni u shpreh se listat e hapura me koalicionet bien ndesh dhe se do të bënin të pamundur një votim me të dyja.
“E mbështetëm në parim këtë nismë, pragu përcaktohet në kodin zgjedhor. Listat e hapura me koalicionet bien ndesh. Do të bënin të pamundur një votim me lista të hapura dhe koalicione”, tha Hyseni.
Nga ana tjetër deputeti opozitar Myslym Murrizi ka kundërshtuar tërheqjen e Partisë Socialiste për të mos ndaluar koalicionet parazgjedhore, pragun 2% dhe listat e hapura. Ai tha se listat e hapura s‘ndalojnë koalicionet, por jo ato me formulë klasike.
“Do donim të merrnim nga mazhoranca garancinë që prag kombëtar me këtë sistem do të jetë pragu natyral i çdo qarku, ç’ka do të thotë askush nuk privohet nga mandati i drejtpërdrejtë. Prag kombëtar pa prag, pa shifër është evaziv, nul me këtë sistem. Nuk është nevoja ta sanksionojmë në Kushtetutë, por mazhoranca të garantojë që prag kombëtar do të jetë pragu natyral i çdo qarku”, tha Murrizi.