Flash News

KRYESORE

Tërhiqet Thaçi për korrigjimin e kufijve? Zbardhet ç’do të diskutohet me Vuçiç në Bruksel

Tërhiqet Thaçi për korrigjimin e kufijve? Zbardhet

Pavarësisht paralajmërimeve, “korrigjimi i kufijve” dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të diskutohen në takimin e së premtes ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Mediat kosovare kanë referuar burimet nga zyra e presidentit Thaçi dhe kanë bërë të ditur se në takimin e së premtes mes dy liderëve do të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javë më parë kishte paralajmëruar se gjatë shtatorit do ta prezantojë në Bruksel idenë e korrigjimit të kufijve, i cili nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Megjithatë, në takimin e së premtes të Thaçit me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç nuk do të diskutohet për “korrigjimin e kufijve” dhe as për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Të paktën kështu konfirmohet nga zyra e presidentit Thaçit për gazetën “Zëri”: “Korrigjimi i kufijve dhe Asociacioni nuk do të  jenë në tavolinën e bisedimeve”.

Të fundit