Flash News

KRYESORE

Tërhiqet Trump, kërkon ndjesë për publikimin e videove raciste të “Britain First”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar gabimin për një rispostim të bërë në platformën 'Twitter në muajin nëntor të videove anti-myslimane të publikuara nga një grup britanik i ekstremit të djathtë, në një intervistë dhënë për televizionin, ITV, ku disa citime u publikuan sot.

“Nëse ju më thoni se këta janë njerëz të tmerrshëm, racistë, sigurisht që do të kërkoj ndjesë”, deklaroi Donald Trump në këtë intervistë të regjistruar të enjten në vazhdën e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit që do të publikohet e plotë të dielën në mbrëmje.

Këto ripostime të videove anti-myslimane të publikuar nga zëvendëskryetari i partisë së ekstremit të djathtë britanik “Britain First” nxitën indinjatë në Britaninë e Madhe, ku kryeministrja Theresa May ka mbrojtur qëndrimin e saj në publik për të dënuar gabimin e presidentit amerikan.

Ky incident ka vënë sërish në pikëpyetje “marrëdhënien speciale” mes dy shteteve aleate, tashmë shënuar nga një seri krisjesh prej ardhjes në pushtet të miliarderit amerikan, i cili ka drejtuar kritika ndaj Londrës për dobësinë e saj përballë terrorizmit.

Të fundit