Tërhiqet Zoran Zaev, pranon se ligji për gjuhën shqipe do miratohet në Parlament

Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar se ligji për zyrtarimin e gjuhës shqipe në të gjithë Maqedoninë, do të miratohet nga qeveria dhe do të tentohet kalimi i tij në Kuvend përpara zgjedhjeve lokale.

“Një gjë është e sigurtë. Qeveria do të miratojë ligjin përpara zgjedhjeve lokale dhe nëse jemi gati do e kalojmë edhe në Kuvend. Askush nuk humbet. Të gjithë duhet të kenë të drejta të barabarta në shoqërinë tonë”, është shprehur kryeministri maqedonas.

Zaev shfaqi kohët e fundit lëkundje sa i përket qëndrimit për ligjin e gjuhës shqipe, por paralajmërimet e deputetëve shqiptarë në koalicion se do të largohen nëse ligji nuk miratohet, kanë ndikuar të vendimi i kryeministrit.