Flash News

KRYESORE

Tërmet 3.6 ballë në ishullin Isichia, raportohen 2 të vdekur

Tërmet 3.6 ballë në ishullin Isichia, raportohen 2 të vdekur

Mbrëmjen e së hënës një tërmet ka lëkundur ishullin Ischia në Itali. Tërmeti ka qenë me një magnitudë prej 3.6 ballë dhe është regjistruar rreth orës 20:57 të mbrëmjes së djeshme, duke shkaktuar panic dhe frikë mes banorëve dhe turistëve të shumtë që e vizitojnë këtë ishull.

Sipas mediave italiane dy persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë plagosur. Autoritetet raportojnë se një foshnjë shtatë muajshe u nxorr e gjallë pas shtatë orësh kërkime, ndërsa ende po punuohet për të shpëtuar vëllezërit e saj të moshës 8 dhe 11 vjeç.

Ndërkohë që dy burra dhe dy gra u gjetën të gjallë nën shtëpitë e rrënuara. Një ndërtesë banimi u shemb për shkak të lëkundjeve, është shkatërruar plotësisht një kishë, dhe shumë hotele janë izoluar.

“Në këtë moment ne nuk e dimë numrin e saktë të personave të lënduar. Por ne shpresojmë se nuk ka njerëz poshtë shtëpive të rrëzuara. Ne jemi shumë të shqetësuar”, tha Giuseppe Silvitelli, zëvendës kryetari i Casamaçiola, komunë në ishullin e Ischia.

Të fundit