Flash News

KRYESORE

Tërmet i fuqishëm në ishullin Kos në Greqi

Tërmet i fuqishëm në ishullin Kos në Greqi

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sërish mbrëmjen e sotme ishullin Kos në Greqi.

Mësohet se tërmeti me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter goditi ishullin rreth orës 20:51 me orën lokale.

Sipas mediave greke Epiqendra e tërmetit ishte në zonën detare mes ishullit Kos dhe Bodrumit në Turqi.

Disa minuta më vonë, rreth orës 20:59 një tërmet i dytë më i lehtë me magnitudë 3.2 goditi sërish ishullin. Tërmetet u ndjenë në ishullin grek dhe në bregdetin turk. Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Vetëm disa ditë më parë Kos u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe për pasojë humbën jetën 2 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

 

Të fundit