Flash News

KRYESORE

Tërmet i fuqishëm në Maqedoni, lëkundjet ndihen deri në Tiranë

Tërmet i fuqishëm në Maqedoni, lëkundjet ndihen deri në

Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 5.1 ka goditur perëndimin e Maqedonisë pak minuta më parë. Epiqendra e tërmeti ishte 5 km larg Koselit, shumë pranë qytetit të Ohrit. Raportohet se thellësia ka qenë 10 km.

Lëkundjet janë ndjerë në të gjithë pjesën lindore të Shqipërisë dhe në Tiranë. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale dhe të lënduar në njerëz.

Gjatë gjithë ditës së sotme, rajoni i Ohrit është goditur nga disa tërmete, por ky i fundit ishte më i madhi.

Të fundit