Flash News

KRYESORE

Tërmet gjatë mbrëmjes në Itali, banorët në panik

Tërmet gjatë mbrëmjes në Itali, banorët në panik

Lëkundje sizmike kanë goditur Italinë rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme. Mediat italiane bëjnë me dije se tërmeti është lokalizuar në një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Morfasso, në një provincë të Piacenzas, por është ndjerë në disa zona, si në komunat Morfasso, Gropparello dhe Bettola, të cilat ndodhen pranë epiqendrës.

Qytetarët të frikësuar kanë telefonaur ekipet e shpëtimit duke kërkuar ndihmë.

Akoma nuk nuk ka të dhëna për dëme materiale apo të lënduar në njerëz. Kujtojmë që Italia eshtë qendër e lëvizjeve të tokës, shpeshherë të shoqëruara me dëme të shumta materiale dhe dhjetra viktima.

Të fundit