Flash News

KRYESORE

Tërmet i fuqishëm në Meksikë me magnitutë 7.4, alarm për tsunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 7.4 ka goditur vijën bregdetare të Meksikës, duke shkaktuar një parashikim të valëve të mundshme të cunamit. Tërmeti ndodhi në orën 10:29 të mëngjesit me orën lokale (me orën në Meksikë), me epiqendër afër El Coyul, 6.8 milje në jugperëndim të Santa María Zapotitlán në shtetin Oaxaca. [caption id="attachment_392789" align="alignleft" width="780"] Health workers use their mobile phones on a street during a quake in Mexico City, on June 23, 2020. - A 7.1 magnitude quake was registered Tuesday in the south of Mexico, according to the Mexican National Seismological Service. (Photo by Pedro PARDO / AFP) (Photo by PEDRO PARDO/AFP via Getty Images)[/caption] Tërmeti u ndje deri në Guatemala, Honduras dhe El Salvador. Në kryeqytetin Mexico City, rreth 190 milje në veri të El Coyul. Dëmet në shtetin Oaxaca konsiderohen të lehta deri të moderuara sipas 'ShakeMap' dhe ende nuk ka të raportuar për viktima apo të plagosur. Në vitin 2017, dy tërmete të fuqishëm goditën vendin në dy javë, duke dëmtuar ndërtesa të shumta, duke plasur autostradat dhe duke vrarë qindra njerëz. Njëra ishte e madhësisë 7.1 dhe tjetra një madhësi 8.1. Në Tëitter janë postuar video të shumta të momentit të tërmetit, që dëshmon dhe lëkundjet e forta që janë ndjerë.

Të fundit