Flash News

KRYESORE

Tërmet i fuqishëm në Tiranë me magnitudë 5.1, lëkundjet ndjehen në të gjithë Shqipërinë

Tërmet i fuqishëm në Tiranë me magnitudë 5.1,

Panik në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë vetëm pak minuta më parë në kryeqytet. Sipas të dhënave të fundit, lëkundjet sizmike janë ndjerë deri në Laç, Pukë, Kukës, Elbasan, Fier në orën 17.38 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të sizmiologëve është shënuar një tërmet me magnitudë 5.1, njësoj si tërmeti i pak javëve më parë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bulqizë dhe zgjati për disa sekonda. Deri tani nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar në njerëz.

Të fundit