Flash News

KRYESORE

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë trondit Konispolin pas mesnate, shoqërohet nga pasgoditje në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar pak pas mesnate në jug të vendit. Epiqendra e goditjes së fuqishme është 12 km në juglindje të Konispolit dhe thellësi 25 km.

Nga të dhënat e mundësuara nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM), mësohet se ky tërmet është pasuar nga tjetër goditje 4.7 ballë në veri të Igumenicës, në Greqi. Lajmi po ashtu është konfirmuar edhe nga mediat greke.

Ende nuk raportohet për dëme apo të lënduar të shkaktuar nga termetet.

Të fundit