Flash News

KRYESORE

Tërmet me magnitudë 4 ballë pranë Amatriçes në Itali

Tërmet me magnitudë 4 ballë pranë Amatriçes në

Një tërmet me magnitudë 4,2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar ditën e sotme vetëm 3 kilometra larg Amatriçes, në provincën e Rietit. 

Mediat italiane shkruajnë se, sipas Institutit kombëtar të Sizmiologjisë dhe Vullkanologjisë, epiqendra e tërmetit kishte tetë kilometra thellësi; ishte tre kilometra larg nga Amatriçe, nëntë kilometra nga Kampotosto (Akuila), 15 kilometra nga Kortino (Teramo), 16 kilometra nga Arkuata del Tronto (Askoli Piçeno) dhe 56 kilometra nga Terni.

Për momentin nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale. Kujtojmë që më 24 gusht të vitit të kaluar kjo zonë u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë gjashtë ballë të shkallës Rihter duke shkaktuar rreth 300 të vdekur.

Të fundit