Tërmet në orët e para të mëngjesit në juglindje të vendit, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në juglindje të vendit.

Tërmeti me magnitudë 3.6 është shënuar në orën 04.23 minuta të ditës së sotme dhe epiqendra është regjistruar rreth 17 km larg Çorovodës dhe 33 km larg Korcës.

Nuk ka raportime për dëme materiale.