Flash News

KRYESORE

Tërmetet në Korçë, 307 banesa të dëmtuara nga lëkundjet

Tërmetet në Korçë, 307 banesa të dëmtuara nga

Si pasojë e tërmeteve të rëna në Korçë janë dëmtuar 307 banesa në total. Nga këto, 95 kanë pësuar dëmtime të mëdha, kurse 212 të tjera kanë dëmtime më të lehta. Ministria e Mbrojtjes bëri një bilanc zyrtar në lidhje me dëmet që banorët kanë pësuar si pasojë e lëkundjeve të forta.

Në fshatin Floq (Bashkia Korçë) janë 65 banesa të shkatërruara, kurse 100 të tjera kanë pësuar dëmtime të lehta. Në fshatin Qafëzezë të bashkisë Kolonjë janë 18 banesa të shkatërruara dhe 71 të tjera me dëmtime më të lehta.

Në Vidohovë të bashkisë Devoll u shkatërruan 12 banesa dhe 41 të tjera pësuan dëmtime të lehta. Autoritetet strehuan 160 banorë të fshatit në çadra. Pasi ata bënë vlerësimin e shkollës së fshatit, e strehuan një pjesë e tyre nëpër klasa.

Ndërsa pjesa tjetër e banorëve të Floqit janë strehuar në çadra të pajisura me krevate e ndriçim. Autoritetet dërguan disa familje, përgjithësisht ato me fëmijëve të vegjël në Korçë.

Të fundit