KRYESORE

Tërmetet në Lushnje, flet sizmologu shqiptar nga Gjermania: Dukuri e mirë, po çlirohet energjia

Tërmetet në Lushnje, flet sizmologu shqiptar nga Gjermania: Dukuri e

Ditët e fundit janë regjistruar disa lëkundje sizmike, kryesisht në Lushnje dhe Cerrik.

Magnituda e tyre ka arritur deri në 4.5, duke u ndjerë deri në Elbasan dhe Tiranë, por fatmirësisht pa pasoja.

Megjithatë, sizmologët sqarojnë se nuk ka vend për panik, pasi lëkundje të tilla bëjnë që të çlirohet energjia dhe të mos akumulohet, për të shkaktuar tërmete të forta.

Ervin Kasaj, ish- sizmologu i IGJEUM dhe aktualisht në Institutin e Gjeofizikës dhe Sizmikës në Leipzig të Gjermanisë, thotë për Politiko.al se aktiviteti i fundit sizmik është një dukuri pozitive.

Për ne është një dukuri e mirë pasi po çlirohet energjia, pra do të thotë se nuk po akumulon energji nëse ka mikrotërmete të tilla me magnitudë 3-4. Megjithatë, tërmetet siç dihet nuk parashikohen”, Kasaj.

Rivlerësimi i ndërtesave në Shqipëri

Mijëra godina u dëmtuan dhe shumë të tjera u prekën kryesisht në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë pas tërmeteve të 21 shtatorit, e sidomos pas atij në 26 nëntorit.

Në prill të këtij viti grupi studimor me sizmologët shqiptarë të IGJEUM dhe ata grekë të ITSAK-EPPO kanë publikuar raportin “Matjet e zhurmës së ambientit dhe analizat e të dhënave në qytetin e Durrësit, Shqipëri”.

Sipas sizmologut Kasaj, ky studim shërben për planifikimin urban dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen.

Është e rëndësishme që në qendrat e banuara duhen kryer këto lloj studimesh sepse detyra kryesore e një studimi të mikrozonimit sizmik në të gjitha rastet është të ndihmojë planifikimin urban dhe t’u jepet inxhinierëve një pasqyrë sa më realiste e këtij parametri që është vibrimi i truallit për të ndërtuar një projekt sa më të mirë. Por, është shumë i rëndësishëm dhe duhet bërë dhe mikrozonime në zona të tjera të Shqipërisë”, thotë Kasaj, duke shtuar se “në hartën globale të rrezikut nga kjo dukuri natyrore, Tërmetet nuk mund të parashikohen, por duke qenë të përgatitur nga rajonizimet e kryera, mund të merren masa efektive, për të mos patur katastrofa të mundshme. Jane  përgatitur hartat sizmike të rajonizimit të sizmicitetit në Shqipëri, duke evidentuar zonat më të rrezikshme tërmetesh, ose për t’u treguar ekspertëve të ndërtimit, se duhen marrë masa konstruktive për bërjen ballë të tërmeteve”.

Ditari politik

Të fundit