Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ 1200 banesa të dëmtuara dhe 5200 të pastrehë

Tërmeti/ 1200 banesa të dëmtuara dhe 5200 të pastrehë

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në vend. Sipas qeverisë janë 1200 banesa të dëmtuara, disa dhjetëra prej të cilave të shkatërruara e të pabanueshme, si dhe mbi 5200 persona të pastrehë.

Ka ngelur vetëm një trup nën rrënoja në plazhin Durrësit, ndërsa operacionet e kërkimit në gërmadhat e ndërtesave të rrënuara konsiderohen të mbyllura.

Durrësi rezulton të jetë qyteti me numrin më të madh të njerëzve që kanë humbur jetën, 25 viktima. Në qytetin bregdetar si pasojë e lëkundjeve u rrënuan plotësisht dy hotele në zonën e plazhit, dy pallate në qytet si dhe një banesë trekatëshe në zonën e ish Kënetës.

Kurse në Thumanë humbën jetën 23 persona nën gërmadhat e dy pallateve të rrëzuar. Një tjetër person humbi jetën në Kurbin.

Në total numri i viktimave është 49, kurse i të plagosurve mbi 900.

Të fundit