Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tërmeti/ 14 shtete dërgojnë ndihmë, Xhaçka: Shtëpitë e shembura do rindërtohen
Janë 14 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe dy vende jo anëtare që u kanë ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i fuqishëm që ra në 21 shtator.
E pranishme në ceremoninë e dorëzimit të ndihmave Drejtorisë së Përgjithëshme të Rezervave Materiale të shtetit, ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
“Të gjitha godinat e shembura do të rindërtohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për emergjencat civile, por edhe nga fondi i solidaritetit që tashmë është ngritur. Ndërsa rindërtimi është sfida afatshkurtër, për t’ua lehtësuar sa më shumë situatën këtyre familjeve, sfida më e madhe që kemi përpara si shtet, si qeveri, është marrja e të gjithë masave për të qenë të përgatitur për situatat e ngjarjet që mund të vijnë si pasojë e fatkeqësive natyrore apo emergjencave civile. Anëtarësimi në Qendrën Evropiane për Koordinimin e Përgjigjes ndaj Emergjencave do të jetë vula e suksesit të kësaj pune që ne e kemi marrë shumë seriozisht, jo sepse është thjesht reforma e radhës, por sepse ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek siguria, tek jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë”, tha ministrja.
Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian Luigi Soreça, ambasadorë të vendeve kontribuuese dhe drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Rezervave të Shtetit.
Vëndet anëtare të BE që kanë dërguar ndihma janë Austria, Bullgaria, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Hollanda, Hungaria, Italia, Kroacia, Letonia, Mbretëria e Bashkuar, Sllovakia dhe Sllovenia.
Ndërsa vendetr jo anëtare janë Mali i Zi dhe Norvegjia.