Flash News

KRYESORE

Tërmeti dëmtoi site historike/ Yuri Kim konfirmon ndihmën e madhe të SHBA

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, nëpërmjet një postimi në tëitter ka njoftuar sot se ka takuar ministren e Kulturës, Elva Margariti. Kim theksoi se SHBA do të akordojë 800 mijë dollarë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në sitet historike.

Sipas saj bëhet fjalë për riparim të objekteve kulturore në Krujë, Durrës dhe Prezë.

“E takova ministren e Kulturës, Elva Margariti, për t’i konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do të shpenzojnë 800, 000 dollarë për të riparuar dëmet që shkaktoi tërmeti në Kalanë e Krujës si dhe në sitet historike të në Durrës dhe Prezë. Në jemi në krah të Shqipërisë gjithmonë”, shkruan Kim.

Të fundit