Flash News

KRYESORE

Tërmeti dëmton "Arenën Kombëtare"?

Inxhinieri Arben Dervishaj, i ngarkuar nga federata për të monitoruar punimet në "Arenën Kombëtare" ka hedhur poshtë zërat se stadium ka pësuar dëme nga tërmeti. Sipas Dervishajt, impianti është prokejktuar për tërmete që bien 1 herë në 1000 vjet.

"Nuk ka ndier gjë fare. Ai stadium është projektuar për dy herë më shumë se aq intensitet, sesa ai që ra. Për ta shpjeguar edhe më me detaje, është i projektuar për një tërmet që përllogaritet se ndodh një herë në gati 1000 vjet. Pra, më shumë se ai që ra së fundmi", deklaroi ai, në një intervistë për Panorama Sport, duke shtuar se Arena Kombëtare përballon tërmete deri në 9 ballë.

"Ky është i projektuar të rezistojë edhe me më shumë se nëntë ballë. Pra, ka standarde të reja për lëkundje që përllogariten të bien 1 herë në 975 vjet. Pra, jo 475, sa mund të ketë qenë si standard, por për 1 në 975 vite", siguroi Dervishaj.

Të fundit