Flash News

KRYESORE

Tërmeti dhe era dëmtojnë stadiumin, e gjitha ndodhi nga një gabim

Tërmeti dhe era dëmtojnë stadiumin, e gjitha ndodhi nga një

Lajm i keq për futbolldashësit shqiptarë. Stadiumi ynë kombëtar, “Air Albania”, ka pësuar një dëm prej qindra mijëra eurosh pas tërmetit të 26 nëntorit dhe erës së fortë të para pak ditëve.

Ndonëse nuk ka qenë problem për strukturat e stadiumit apo për fasadën, brenda stadiumit ka dëmtime, ashtu si edhe te xhamat rrethues. Kompania “Albstar” deri tani ka shpenzuar 58 milionë euro për këtë stadium dhe tani i duhet të shpenzojë akoma edhe më shumë për të rregulluar dëmet.

ABC raporton se kjo ka ndodhur, sepse njëri nga punonjësit ka harruar të mbyllë dritaret dhe kjo ka lejuar që era të hyjë në ambientet e stadiumit. Për të ardhur keq, por ndodhi!

Të fundit