Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmojnë Shqipërinë

Tërmeti/ Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmojnë Shqipërinë

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndihmojnë Shqipërinë e goditur nga tërmeti, ku deri më tani ka shkaktuar 34 viktima. UAE do të japin 13 milionë AED, ose 3.2 milionë euro, për të prekurit nga tërmeti.

Ndihma humanitare do të dërgohet nga princi Sheh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan dhe Zëvendës Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në fazën e parë, ku përfshihen nevojat themelore që variojnë nga ushqimi deri tek furnizimet mjekësore dhe strehimi, do të përfitojnë 555,000 njerëz.

UAE do të dërgojë personelin e vet që do të menaxhojë dhe mbikëqyrë shpërndarjen e ndihmës në vendet më të prekura.

Por do të bëjnë edhe një inspektim në qytetet e goditura or të vlerësuar se ku duhet që të ndihmojnë.

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se po japin ndihmë për popullin shqiptar, si pjesë e përgjegjësisë së saj ndërkombëtare humanitare për të ofruar një ndihmë për ata në nevojë.

Të fundit