Flash News

KRYESORE

Tërmeti i 26 nëntorit, Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton vendimet për rindërtimin

Tërmeti i 26 nëntorit, Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton

Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë radhe në kuadër të procesit të rindërtimit. Përmes mbledhjes online është miratuar edhe lista me 5 subjektet që do të mund të përfitojnë nga granti për rikonstruksion, të kualifikuara pas shqyrtimit të ankimimeve.

Vendimet e miratuara nga Këshilli bashkiak Durrës:

1-Miratimi i familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin gusht 2020.

2-Vijimi i proçedurës së miratimit të planit të detyruar vendor pikësor për 4 banesat kolektive të bashkisë Durrës.

3-Vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të 3 pallateve të ndodhura në njësitë administrative nr.2, nr.3 dhe nr.4 në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë dhe rindërtimin e tyre në të njëjtin truall.

4-Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1, 4, 5, Rrashbull, Sukth, Katund i Ri, Ishëm, bashkisë Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

5-Miratimi i ndyshimit të vkb nr.55, datë 26.06.2020, vkb nr. 64, datë 07.07.2020, vkb nr.70, datë 20.07.2020 dhe vkb nr. 81, datë 10.08.2020 përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.

6-Miratimi i dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së pestë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Të fundit