Flash News

KRYESORE

Tërmeti i fuqishëm, shihni si është dëmtuar kalaja e Prezës në Tiranë

Tërmeti i fuqishëm që tronditi këtë mëngjes të gjithë Shqipërinë, nuk ka kursyer as monumentet e vjetra kulturore.

Si pasojë e goditjes së fortë prej 30 sekondash është dëmtuar ndjeshëm edhe kalaja e Prezës në Tiranë.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga politiko.al, kalaja ka pësuar plasaritje në kullën e sahatit që i përket vitit 1800.

Kulla e sahatit është ngritur rreth viteve 1800-1850.

Ndërtimi i të kalasë nisi në shekullin e 14 dhe përfundoi në fillim të shekullit të 15. Ajo i përkiste familjes feudale Topias.

Kjo kala është deklaruar Monument Kulture i mbrojtur nga shteti.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/11/WhatsApp-Video-2019-11-26-at-13.34.31.mp4"][/video]

 

 

Të fundit