Flash News

KRYESORE

Tërmeti me magnitudë 6.5 godet Idaho-n në SHBA

Tërmeti me magnitudë 6.5 godet Idaho-n në SHBA

Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi në veri-perëndim të Boise, Idaho pak orë më parë.

Sipas autoriteteve të Shteteve të Bashkuara, nuk ka raportime për njerëz të lënduar, por banorët në rrjetet sociale në disa qytete raportuan se janë ndjerë lëkundje të forta.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte pothuajse 45 milje në perëndim të qytetit të Challis dhe pranë Beaver Creek.

Tërmeti më i madh dhe më i dëmshëm në historinë e Idaho ndodhi në vitin 1983. Një tërmet me madhësi 6.9 tronditi qytetin Challis, ku dy fëmijë humbën jetën pas shembjes së një banese dhe shkaktoi rreth 12.5 milion dollarë dëme.

Të fundit